Mjeku Renato Osmënaj gjatë intervistës në emisionin “Opinion” dha lajmin e mirë, duke thënë se ata që fitojnë betejën me COVID-19, mushkëritë e tyre rikuperohen për një muaj e gjysmë.
“E ka kaluar COVID-in, ka dalë nga spitali, ka shkuar në shtëpi, dhe kur i kam bërë rikontroll ka remision të mrekullueshëm, gjë që është mesazh i mrekullueshëm që COVID nuk lë dëmtime të përhershme në mushkëri. Nuk lë dëmtie në mushkëri”, – tha mjeku.
Mjeku tregoi më tej edhe imazhet e dy mushkërive të qytetarëve, njëri prej të cilëve sipas tij ishte bërë në muajin janar dhe tjetra tek një pacient në muajin mars. Ai theksoi se kanë krahasuar disa raste dhe ngjashmëria ka qenë shumë e madhe.
“Kam gjetur se imazhet e janarit janë të ngjashme me ato të marsit. Është një polmoni që unë nuk e kisha parë në 20 e ca vite të karrierës sime. Këtë ngjashmëri e kam parë te disa të sëmurë”, – u shpreh mjeku.
Diskutime rreth kësaj post