Tërmeti me epiqendër në Klos rreth orës 22:30 të mbrëmjes të së dielës ka shkaktuar dëme në të paktën tre banesa dhe në një pallat.
Sipas informacioneve paraprake, tre shtëpi raportohen deri tani të dëmtuara pranë epiqendrës.
Dëmtime të konsiderueshme, plasaritje në mure ka pësuar edhe një pallat në Bulqizë, duke bërë që edhe banorët e pallatit aty të kalojnë natën jashtë, pasi ndihentë pasigurtë. Ky pallat kishte pësuar krisje prej tërmetit të fortë të 26 nëntorit 2019, por tashmë është dëmtuar edhe më tepër.
Diskutime rreth kësaj post