14 ka qenë numri i lëkundjeve të ndjera nga banorët e fshatrave Matogjinë, Ramicë, Bashaj, si dhe Vërmik.
Nga lëkundjet e tërmeteve në zonën e jugut më të prekura kanë qenë fshatrat Matogjine, Bashaj si dhe Vërmiku. 20 ka qenë numri i banesave të dëmtuar në strukturën e objekteve të banimit. Plasaritjet, çarjet e mureve si dhe zhvendosjet e shkëmbinjve në afërsi të shtëpive ka qenë pasoja e lëkundjeve sizmike në këto zona.
6 prej banesave, si pasojë e dëmtimeve të shumta janë kthyer të pa banueshme dhe mjaftë të rrezikshme për banorët. Ndërkohë këta të fundit tregojnë tmerrin që kanë pësuar gjatë orëve të natës duke treguar dhe shkëputjet e masivit të shkëmbinjve si pasoj e lëkundjeve.
Situata paraqitet shqetësuese për vetë pozicionin gjeografik të fshatrave, pasi këto të fundit janë të vendosur në shpate malesh duke e bërë të rrezikshme jetesën sidomos në kushtet e 14 lëkundjeve të njëpasnjëshme.
Banorët flasin në lidhje me situatën e krijuar duke thënë se ” që nga mbrëmja e djeshme e deri më sot jetojnë me ankth për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme dhe frikës së shkëputjes së shkëmbinjëve”.
Prezent për të verifikuar dëmet dhe situatën e krijuar ka qenë prefekti i qarkut të Vlorës Flamur Mamaj i cili tha se ” do të mblidhet shtabi i emergjencës për të verifikuar dëmet e krijuar në fshatrat më të prekur”.
Kryetari i bashkisë Selenicë Përparim Shametaj në fjalën e tij vuri në dukje masat e ndërmarra nga kjo bashki “familjet e dëmtuar do të strehoen në shkollën e fshatit Bashaj. Do të zhvillohet dhe një mbledhje emergjente për dëmet e shkaktuara në banesa por kjo bashki nuk ka fonde për të mbuluar shpenzimet dhe për këtë i kërkojmë qeverisë ndihmë”.
Diskutime rreth kësaj post