Lumenjtë dolën nga shtrati si pasojë e stuhisë Henk duke shkaktuar dëme katastrofike në Britaninë e Madhe. Qeveria britanike lëshoi më shumë se 300 paralajmërime për përmbytje ndërsa kompanitë e udhëtimeve njoftuan për ndërprerje të fluturimeve. Të paktën 1800 shtëpi janë shkatërruar. Niveli i ujit pritet të jetë i larta edhe përgjatë pesë ditëve të ardhshme dhe alarmi i kuq do të jetë ende në fuqi.
Longford në Anglinë perëndimore është një nga qytetet më goditura rëndë pas stuhisë që goditi rajonin. Banorët vendas shprehen se një stuhi të tillë nuk e kanë parë kurrë më parë, e cila ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë.
Në Itali, moti i keq shkaktoi dy viktima, teksa një ortek dëbore goditi një grua dhe një burrë të cilit kishin shkuar për ekskursion në afërsi të liqenit Toggia në veri.
Moti i keq ka përfshirë edhe Greqinë perëndimore ku alarmi i kuq është vendosur në shumë rajone. Erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme të mëdha në rajonin e Atikës.
Moti i keq po shkakton probleme edhe në shtetet e Bashkuara të cilat janë përfshirë nga reshje dëbore.
Deri në 20 centimetra borë u regjistruan në Nju Jork, Nju Xhersi, Pensilvani. Autoritetet kanë paralajmëruar për mot të keq për 16 milionë njerëz ndërsa i kanë bërë thirrje të mos udhëtojnë pasi stuhia mund të shkaktojë ngrica në rrugë dhe erërat e fuqishme mund të rrëzojnë pemët dhe shtyllat elektrike.
Diskutime rreth kësaj post