Analisti Ilir Demalia u shpreh se DASH ka marrë një vendim që e dinë ata, pasi kanë materiale për Berishën kur ka qëndruar në pushtet.
Ai tha me ironi se duhet të pyesni DASH ose avokatin e njohur Spartak Ngjela se ata i dinë inforamcionet pse DASH nuk e nxjerr zbuluar Sali Berishën.
Deklarata e Demalias:
“DASH ka marrë një vendim që e dinë ata. Unë besoj se kanë materiale për Berishën sepse e dinë se çfarë ka bërë ai kur ka qëndruar në pushtet. Por unë nuk e di se pse nuk i nxjerrin, sepse nuk jam DASH apo avokat Ngjela që i di këto gjëra. Problemi është se nëse do të përdorim DASH për të justifikuar veten, sepse si drejtësia duhet të jetë për të gjithë njëlloj. Berisha nuk i ka bërë këto gjëra vetë. Korrupsioni me Rrugën e Kombit është bërë me Bashës, sepse ai ishte ministër transporti. Po ashtu, edhe Gërdeci është bërë me firmën e ministrit Mediu. Pse me këta nuk janë në listën e zezë të SHBA-ve?”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post