Presidenti Ilir Meta ka komentuar mesditën e sotme vendimin e Edi Ramës për të deleguar kompetencat si ministër i Jashtëm tek Gent Cakaj.
Presidenti Meta eshte shprehur se kjo gje eshte kompetence e kryeministrit.
Më poshtë keni përgjigjen e plotë të Presidentit Ilir Meta:
Pyetje: Zoti President, cili është komenti juaj lidhur me vendimin e kryeministrit Rama për delegimin e kompetencave të tij si ministër i Jashtëm tek zv/ministri që ju nuk e dekretuat, z.Cakaj?
Presidenti Meta: Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive.
Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë.
Video:
Diskutime rreth kësaj post