Delegatja e PD-së, Freskida Rapo në lidhje live në emisionin Open tha se firma e saj është falsifikuar dhe se nuk ka firmosur.
“Zoti Shehaj më mori mbrëmë dhe më pyeti që më rezulton se keni firmosur dhe i thash jo, i thashë firmën time kush e ka falsifikuar. Zoti Agron duhet ta kishte denoncuar, nëse duhet të ishte e ndershme ai formular duhet të kishte dalë, të ishte bërë publik”, tha ajo.
“Zoti Shehaj ju ka marrë para apo pas se të dilte para kamerave”, pyeti Ilir Babaramo.
“Unë kam qenë në punë nuk e di, nga ora 4 e gjysmë pasdite. Po bëhemi qesharakë se unë kam telefonin, kam regjistrimin”, tha delegatja.
“Sot kemi rastin e parë që njëra palë thotë është firmëtare”, tha Bushati.
“Më ka marrë dikush dhe i kam thënë që nuk firmos, jam në një periudhë pauze, reflektimi. Dje në orën 4 e gjysmë. Unë nuk kam ditur asgjë, unë kam qenë kryetare seksioni”, tha Rapo.
“Shko në prokurori Freskida”, tha Shehaj.
“Keni qenë një ndër të parët që kritikoje për shkeljet që kryheshin në PD”, tha delegatja.
Diskutime rreth kësaj post