Delegacioni i Komisionit të Venecias, që ndodhet në Tiranë për një vizitë dyditore, po zhvillon të premten në Kryesinë e Kuvendit një takim me grupin e ekspertëve të nivelit të lartë. Takimi, që po zhvillohet pa praninë e medias, i paraprin konferencës për shtyp që raporterët e Venecias do të mbajnë pasditen e sotme, ku do të prezantojnë edhe rezultatet e vizitës së tyre.
Gjashtë ekspertët e Komisionit të Venecias nisën të enjten takimet me grupet kryesore të reformës në drejtësi. Fillimisht, ata u takuan me ekspertët e nivelit të lartë për të diskutuar ku diskutuan draftin e rishikuar të ndryshimeve kushtetuese, në funksion të opinionit të miratuar nga vetë Komisioni i Venecias më 19 dhjetor 2015.
Gjatë ditës së enjte gjashtë ekspertët ishin në një drekë pune me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë, ndërsa pasdite u takuan me ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani dhe grupin e ekspertëve të opozitës.
Diskutime rreth kësaj post