Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi do të takohet me delegacionin e OSBE/ODIHR-it, kryesuar nga ambasadorja Urszula Gacek, shefe e misionit vëzhgues për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Mësohet se takimi do të mbahet në selinë e LSI-së, në orën 17:00.
Po ashtu bëhet e ditur se fokusi i këtij takimi do të jenë zgjedhjet e 25 prillit. Kujtojmë se sot delegacioni i OSBE-së zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.
Diskutime rreth kësaj post