Këngëtarja dhe moderatorja Orinda Huta duket se i është futur shumë seriozisht aktivitetit të saj fizik. Përveç stërvitjes që ajo bën me trajnerin e saj personal, Orinda ka treguar se ajo shëtit edhe me biçikletë në qytetin e Tiranës.
Pak orë më parë në instastory Orinda ka postuar një video tek e cila tregon sa e vështirë është të lëvizesh me biçikletë në kryeqytet. E djersitur dhe shume e lodhur ajo tregon:
“Erdha nga Myslym Shyri tek Kodra e Diellit ndërkohë rruga është e rrezikshme për çiklistët nga kalimtarët, pra ata që ecin. Nuk duan t’ja dinë fare dhe nuk respektojnë korsinë e biçikletave. Kalojnë në korsinë e biçikletës pa parë dhe kontrolluar fare rrugën. Sot më ndodhi me një vajzë dhe i thashë: ‘Po ku shkon ku shkon?’, ‘Ec mi mo përpara’, më tha ajo. Dele komplet!”, thotë Orinda.
Megjithatë ajo pranon se të ecësh me biçikletë është një kënaqësi e madhe, edhe pse në rrugët tona ka shumë vështirësi.
Diskutime rreth kësaj post