Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka përshëndetur vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për inicimin e procedurave disciplinore ndaj katër zyrtarëve të Qendrës së Paraburgimit në Prizren në lidhje me vdekjen e aktivistit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Astrit Dehari.
“E mirëpres vendimin e inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë dhe veprimet që janë ndërmarrë për vetëvrasjen në burg. Transparenca dhe përgjegjësia janë vitale”, ka shkruar Delawie në profilin e tij në “Twitter”.
Përndryshe, gjatë ditës së martë Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka inicuar procedurat ndaj një zyrtari korrektues, dy mbikëqyrësve si dhe ushtruesit të detyrës së Drejtorit
Diskutime rreth kësaj post