Janë publikuar pamjet e sherrit në një klub nate në ish-Bllok në Tiranë mes një grupi të rinjve, ku ishte i përfshirë edhe një punonjës policie.
Debati mes tyre ka qenë i çastit dhe për motive të dobëta.
Një prej personave të përfshirë në sherr, është një 26-vjeçar punonjës policie, në komisariatin nr.1.
Sipas burimeve, ai ka pasur armën e shërbimit me vete, por nuk është përdorur prej tij.
Të rinjtë janë zënë me sende të forta, si gota e shufër metalike.
Në spital u dërguan 3 persona që morën plagë të lehta gjatë sherrit.
Diskutime rreth kësaj post