Jo të gjithë studentët preferojnë të lodhen për ta shkruar një temë diplome. Shumë prej tyre kanë zgjedhur një mënyrë tjetër për tu pajisur me diplomë.
Mjafton një kërkim i thjeshtë në Google për të rënë në kontakt me persona që shesin tema të diplomës për bachelor dhe master.
Njërin nga ta e ka kontaktuar Frontal për ta pyet për çmimet e diplomave.
Bile ka studente që grupe të ndryshme në Facbook kërkojnë persona që mund t’i ndihmojnë për tu pajisur me diplomë.
Disa të tjerë kërkojnë që ta ruajnë privatësinë.
E nuk mungojnë as falënderimet për ata që ua kryejnë diplomën me pagesë që në këtë rast, personi në fjalë nuk është nga Kosova.
Për këtë dukuri thonë se janë të njoftuar edhe në Rektoratin e Universitetit të Prishtinë. Projektori për çështje mësimore në UP, Naser Sahiti, por thotë se është e pamundur të parandalohet.
“Është një çështje që duhet të dënohet ligjërisht nepërmjet instacanave tjera sepse është një cështje që nuk mund të kontrollohet dhe kush cfrarë poston nepër veb faqe të tyre, por ato janë raste që duhet të hetohen nga organet përkatëse. Nëse ngriten raste të tilla dhe vijnë dëshmi sigurisht që UP do të reagoj”.
Sahiti thotë se deri më tani nuk kanë pasur raste konkrete deri më tani të raportuar në UP. “Deri më tash nuk kemi pas raste konkrete të raportuara, përpos që flitet nëpër opinion”.
Forma ma e përshtatshme kur profesorët I kushtojnë më shumë kohë studentit dhe kanë kujdes ata që e kërkon profesori, student dhe në raste të tilla me punu kështu zbulohet mundësia e plagjiaturës
Më shumë se 5 mijë studentë diplomojnë vetëm brenda vitit në Universitetin e Prishtinës, mijëra të tjerë diplomojnë edhe në Universitetet e tjera publike dhe kolegjet private në Kosovë. Statistikat tregojnë se në nivelin Bachelor në vitin 2015/2016, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë diplomuar 5091 studentë dhe 1142 studentë në nivelin Master.
Diskutime rreth kësaj post