Duket se permbytjet nuk kane fare lidhje me motin. Ekspertët e ujit pranë qeverisë e vlerësojnë tejet të rëndë gjendjen në qindra rezervuarë, teksa shpresat për rehabilitimin e tyre shuhen për shkak të fondeve të mëdha që kërkohen në dispozicion.
Ndaj thuhet se përmbytjet do të rikthehen sa here që të ketë reshje normale pasi mbi 65 për qind e rezervuarëve në vend u ka mbaruar cikli.
Nga vlerësimet e bëra për gjendjen teknike të 626 digave, rezulton se 410 (ose 65% e numrit të përgjithshëm), paraqesin probleme të theksuara teknike dhe kërkojnë vëmendje urgjente si përsa i takon sigurisë së digave ashtu edhe volumit të disponueshëm të ujit në rezervuarë.
Në 27% të tyre ka dëmtime në trupin e digës, 29% dëmtime të shkarkuesit katastrofik, 30% dëmtime të ujëlëshuesit, 14% dëmtime njëkohësisht të trupit të digës dhe shkarkuesit katastrofik/ujëlëshuesit. Vlerësimet janë bërë nga këshilli i Kombëtar i Ujit në një relacion të posaçëm për parlamentin në kuadër të miratimit të një strategjie të re për Ujitjen dhe Kullimin.
Diskutime rreth kësaj post