Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duket se ka një simpati të veçantë për dy liderët aktual të Serbisë.
Përveç që e merr në përqafim kryeministren Ana Brnabiq, Rama të njejtën gjë e bën edhe me ministrin e propagandës të kasapit të Ballkanit, Aleksander Vuçiqin.
Në një video shihet se si ai gjatë një takimi, e merr në grykë Vuçiqin, e ia rrah shpinën.
Përveç kësaj afërsie fizike, Rama e Vuçiq, këta muajt e fundit kanë qenë bashkë edhe në idenë për korrigjim të kufijve, pa harruar këtu edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Lidhur me këtë treshe, ish-kryengociatorja Edita Tahiri, ka folur në një emision televiziv në Shqipëri. Sipas saj në Samitin e Berlinit që u mbajt më 29 prill, kanë dështuar Thaçi, Rama e Vuçiq, bashkë me idenë e tyre për korrigjim të kufijve.
Video:
Diskutime rreth kësaj post