Gjergji Hani është kandidati i parë që është futur në garë për kreun e Partisë Demokratike.
Lajmin e ka dhënë vetë Hani në një postin në facebook, ku ka deklaruar se është i vetëdijshëm që ka për të qenë një rrugë e lehtë, pasi e vërteta nuk e ka pasur kurrë rrugën e tillë.
Pjesë nga deklarata:
“Unë jam bashkë me ty
Mbetet fakt që krizat janë ato që sjellin ndryshimin. Qoftë ky një ndryshim i ndjerë së brendshmi, pra si nevojë organike e shoqërisë, apo një force politike që detyrohet të pranojë se ka humbur rrugën. Në rastin e PD – së, është padyshim humbja e rrugës. E kam thënë gjithmonë e do të vazhdoj ta them, që nuk ndihem i zhgënjyer mbi sa ka ndodhur deri më sot, me këtë parti dhe elektoratin e saj. Nuk kish si të ndodhte ndryshe. PD – ja lindi si forcë e djathtë vetëm në parim, pasi mungonte dija, vetëdija dhe vullneti i atyre që ngjitën shkallët e hierarkisë në këtë parti, për të ndërtuar simetrinë politike mes së majtës e së djathtës, si kusht I domosdoshëm për të garantuar ekuilibrat e domosdoshëm të një demokracie funksionale.
Shqiptarët e fillim viteve ’90, dolën nga një prej diktaturave më të egra e c’njerëzore, aq të lodhur, rraskapitur e njëkohësisht të etur për liri, sa c’do gjë që do tu shitej si e tillë, do ta pinin me një frymë, ndonëse nuk e dinin se cfarë ishte në të vërtetë. Dhe ajo që ju shit shqiptarëve si liri, ishte mundësia e ikjes nga ky vënd me ëndërrën e thjeshtë të mbushnin barkun me bukën e mohuar për 45 vjet rresht.”-shprehet ai.
Diskutime rreth kësaj post