Zjarri që ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj ditë e sotme ne Peqin ka dalë jashtë kontrollit. Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews se zjarri është afruar pranë banesave, siç shihet edhe nga pamjet.
Ndërkaq, zyrtaret e bashkisë së Peqinit kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri. Për shuarjen e flakëve kanë marrë pjesë edhe shërbimet zjarrfikëse të Elbasanit dhe Rrogozhinës, por terreni është i thyer dhe është e pamundur neutralizimi i flakëve.
Vatra e zjarrit u aktivizua mëngjesin e sotëm dhe përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post