“DailyStar” raporton se ushtria ruse po përgatitet për “sulmin e hapjes” të një lufte të shkurtër dhe që duket se do jetë vendimtare kundër NATO-s.
Mësohet se mijëra ushtarë, së bashku me tanket, avionët dhe raketat, janë në gatishmëri në kufirin perëndimor të Rusisë me Evropën, mes tensioneve të larta që ndodhet prej kohësh me Perëndimin.
Sakaq Rusia pretendohet se po i pozicionon ushtritë e saj në mënyrë që të sigurojë një fitore të shpejtë dhe vendimtare mbi NATO, nëse lufta nis.
Frika e luftës tani është tek të dyja palët, ku secili fajëson tjetrin për dështimin e marrëdhënieve, siç është rasti i Britanisë dhe lufta e fjalëve të Rusisë mbi helmimin e ish agjentit rus Sergei Skripal.
Ekspertët e mbrojtjes në Këshillin Atlantik, shkruan “DailyStar”, tani kanë paraqitur “kërcënimin e mundshëm” nga Rusia në skaj të Evropës.
Frika ekziston që forcat perëndimore të stacionuara në Evropë aktualisht nuk e kanë fuqinë “e zjarrit” të nevojshme për të mundur Rusinë.
E kKjo tregon se sfida e paraqitur nga Rusia ka nevojë për një përgjigje “kritike” nga NATO, e cila duhet të dërgojë më shumë forca në Baltik, ka mundur të zbulojë “Daily Star Online”.
Forcat ruse janë në kufijtë e Finlandës, Estonisë, Letonisë, Bjellorusisë, Ukrainës, si dhe kanë një forcë të madhe në enklavën e Kalningradit – e cila është e vendosur mes Lituanisë dhe Polonisë.
Po ashtu kjo tregon se Rusia ka një doktrinë të “sulmit të hapjes” të orkestruar dhe menduar mirë për të “fituar përparësi të menjëhershme në një luftë të shkurtër”.
Ushtria ruse është e vendosur në gadishullin e Krimesë, në buzë të Ukrainës, si dhe në skaj të Finlandës dhe Estonisë.
NATO ka gjithashtu forca të shumta në anën tjetër të kufirit rus, me 800 trupa në Estoni, 1,200 trupa në Letoni, 1,200 trupa në Lituani dhe 4,000 trupa në Poloni.
Diskutime rreth kësaj post