Ky që po shihni në foto është 41-vjeçari Efthymiou Efthymious, i cili dyshohet se vrau me pagesë Devi Kasmin mbrëmjen e së hënës.
Shtetasit grek, punonjës i forcave special, në momentin e arrestimit i janë gjetur një shumë e madhe euro dhe lekë shqiptare, të cilat dyshohet se janë pagesa për vrasjen e Devi Kasmit mbrëmjen e së hënës.
Policia e Shtetit ka zbardhur sot vrasjen e shtetasit Devi (Defrim) Kasmi, i cili u ekzekutua, në një atentat mafioz, pak pasi kishte dalë nga shtëpia.
Sipas bluve, ekzekutor i 41-vjeçarit është një shtetas grek nga Arta, i quajtur Efthymiou Efthymious, ish-agjent special i Policisë Greke në periudhën 1992-2012.
“Shtetasi grek është vetëdeklaruar si ish-punonjës i forcave speciale të policisë greke nga viti 1992 deri në vitin 2012, kohë në të cilën ai është përjashtuar nga kjo strukturë, per faktin sepse është konstatuar si trafikant i lëndëve narkotike”, deklaroi Ardi Veliu, drejtor i Policisë së Tiranës.
Diskutime rreth kësaj post