Në bisedimet e fundit mes krerëve të koalicionit PS-LSI jo pak herë është diskutuar edhe për kandidatin e mundshëm për President. Për të zbutur tensionet politike mes pozitës dhe opozitës është menduar që kësaj të fundit t’i ofrohet posti i Presidentit. Madje është diskutuar edhe emri i tij.
Është një emër i njohur për publikun.
Rama: Tani duhet të diskutojmë edhe për emrin e presidentit. Ke menduar ndonjë?
Meta: Të them të drejtën, jo. Por kam disa informacione nga opozita që ata kanë ndërmend një emër?
Rama: I plotëson kushtet tona?
Meta: Mua më duket se i plotëson.
Rama Kush është ky?
Meta: Doktori.
Rama: Tritan Shehu?
Meta: Jo. Berisha?
Pauzë e gjatë.
Meta: Pi një gotë ujë.
Rama: Faleminderit.
Pauzë
Meta: Je më mirë?
Rama: Ëhë.
Meta: Hë, si mendon?
Rama: Po ça thu or burrë, si mund të behet doktori President?
Meta: Atë ju thashë edhe unë, por ata këmbëngulin se doktori i plotëson të gjitha kushtet. E para e punës ata thonë se nëse kanë konsensusin tonë, edhe ata e japin konsensusin për doktorin. E dyta, meqënëse ne kemi kërkuar që të jetë me autoritet, ata besojnë se doktori e ka dhe sjellin si shembull rastin kur ti doje të bëje miting prapë në 23 janar dhe ai të tha që po e provove do të merret me ty personalisht. Ty t’u duk shumë bindës argumenti.
E treta, thonë se nëse kërkojmë një figurë të pranueshme, meqënëse e pranojmë ne, për ata nuk ka asnjë problem. Pastaj si e kemi katandisur ne figurën e presidentit, ai nuk ka fuqi të emërojë as rojet e tij. Hë si mendon?
Rama: Të kuptoj, por lindin disa probleme. E para e punës, ai nuk do pyesë farë për gardën po do marrë malokët e tij dhe ata nuk na pjerdhin fare. Së dyti, nuk do mundemi të bëjmë takime javore pasi unë nuk vij dot në zyrën tënde. Pse do thuash ti? Doktorit i mbushet mëndja dhe e shpall 200 metra rrotull Presidencës zonë të sigurisë së lartë, dhe unë nuk kaloj dot nga kryeministria tek zyra jote, se duhet të marr leje në Presidencë ose t’i bie nga Ambasada Ruse. Së treti, doktori ka për të na bërë lëmsh dhe do na sjellë vërdallë me ligje duke thënë jo mi sollët, jo nuk m’i sollët, do na bëjë çorap ambasadorët dhe gjykatësit.
Meta: Të kuptoj. Edhe unë dakort jam me ato që thua ti. Të shohim mos iu mbush mendjen që të ndryshojnë emër.
Shënim: Ky shkrim është marrë nga rubrika humoristike “Këndi AGBV” e Dritare.net.
Diskutime rreth kësaj post