Për ministrinë e Drejtësisë Ylli Manjani thotë se përtej dokumentave ka persona që në jetën e tyre kanë kryer një krim dhe që moralisht është e papranueshme, referuar ligjit për dekriminalizimin.
Në një status në profilin e tij në Facebook, Manjani thotë se debati politik mbi ccështje konkrete nuk ndihmon, por politika duhet të distancohet sot për të mos lejuar nesër hyrjen e “kriminelëve” të rinj në funksione drejtuese.
“Dekriminalizimi” i institucioneve publike nga persona me të shkuar kriminale është tema që po mbyll këtë vit. Përtej diskutimeve procedurale mbi dokumenta dhe të drejtat e njeriut një gjë mbetet: kemi ende persona,që në jetën e tyre kanë kryer një krim dhe që janë zgjedhur apo emëruar në një detyrë publike! Kjo ishte moralisht e papranueshme dhe tashmë është dhe ligjërisht e tillë! Debati politik mbi çështje konkrete nuk ndihmon! Politika duhet vetëm të distancohet sot dhe të mos lejojë nesër (vitin e ardhshëm) penetrimin e “krimineleve” të rinj në funksione drejtuese!”, shkruan Manjani.
I burgosuri nuk mund të bëhet gardian, thotë ai, duke theksuar se nuk bëhet as shtet dhe as politike me funksionarë të kapur peng nga e shkuara.
“Nuk bëhet dot as politikë e as shtet me funksionarë vulnerabel, pra të kapur peng nga e shkuara e tyre! I burgosuri nuk mund të bëhet gardian! Ai/ajo që fjalët “ç’a ke që sheh” i përdor rregullisht nuk mund të drejtojë asgjë, përveç egos personale! Kështu që “dekriminalizimi” si koncept i veçantë ligjor pati një efekt. Viti që vjen është ftesë për Partitë Politike të ndalojnë “riciklimin” e këtyre personazheve! Janë dy alternativa:të kthejmë besimin tek politika dhe shteti, ose ta shkalljmojmë atë (besimin) përfundimisht! Kam mendimin se të pastrit, të diturit, të drejtët, të përkushtuarit dhe punëtorët do kthejnë besimin! Të tjerët të lënë në mes të rrugës! Jam i bindur që viti 2017 do jetë viti i kthesës! Kështu do ta gëzojmë vërtetë vitin që vjen!”, shkruan Manjani.
Vetëm sot KQZ mori në shqyrtim kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit të dy deputetëve, Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri si dhe kryebashkiakut Elvis Roshi.
Diskutime rreth kësaj post