Kryeprokurori Adriatik Llalla dhe kryeministri Edi Rama janë takuar ditën e sotme për të diskutuar rreth kërkesës së Partisë Demokratike lidhur me verifikimin e thelluar në kuadër të ligjit të njohur si “Për Dekriminalizimin”, për deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi.
Kryeprokurori u shpreh se Prokuroria e Përgjithshme do të kryejë verifikimet e thelluara për të gjitha rastet që do i paraqiten me kërkesë të subjekteve të njohur nga ligji, si edhe me iniciativën e saj, kur informacioni sigurohet nga të dhënat që përpunon institucioni i Prokurorisë.
Diskutime rreth kësaj post