Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka reaguar pas dekretimit të datës së zgjedhjeve lokale nga presidenti, Bajram Begaj.
Në një reagim në Facebook, Celibashi shkruan se KQZ është gati t’i administrojë sipas standarteve ndërkombëtare.
“Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 14 majit 2023, do të jenë një zhvillim i mirëpritur demokracie.
Ato prej kohësh kanë qënë në vëmendjen e KQZ Shqipëri për t’i përgatitur dhe administruar sipas standardeve ndërkombëtare të njohura dhe të pranuara.
Profesionalizmi, paanësia, transparenca dhe bashkëpunimi me partitë politike, me median e shoqërinë civile, rikonfirmohen si karakteristika themelore të veprimtarisë së KQZ”, shkruan Celibashi.
Diskutime rreth kësaj post