Dekreti i Presidentit Bujar Nishani lidhur me ligjin e mbetjeve është përfshirë në kalendarin tre javor të punimeve për periudhën 30 nëntor-24 dhjetor.
Fillimisht ligji do të diskutohet në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, si komision përgjegjës, e më pas do t’i kalojë për votim seancës plenare.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nuk i dha dritën jeshile ligjit të menaxhimit të integruar të mbetjeve, duke ia rikthyer atë për diskutim Kuvendit.
Në argumentet e tij kundër importit të mbetjeve, Nishani tha se ligji bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë dhe konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi.
Sakaq, mazhorancës i duhet të sigurojë 71 vota për ta rrëzuar ose jo dekretin e Kreut të Shtetit.
Diskutime rreth kësaj post