Spektakli i “Big Brother” ka qenë një ndër emisionet më të ndjekura nga shqiptarët prej vitesh. Para dy ditësh Top Channel publikoi disa statistika të shikueshmërisë së “BBV3”, ku sipas tyre ky edicion po ndiqet më shumë se “BBV2”. Faqja zyrtare e Top Channel shkruan:
Big Brother Vip 2 rezulton se 22 ditë BBV3 është parë në YouTube 9 milionë orë, ndërsa BBV2 4.3 milionë orë.
Por me sa duket shifrat e audiencës nuk janë vërtetë ato që publikohen nga organizatorët e emisioneve të tilla. Eksperti i sigurisë së informacionit Besmir Semanaj ka marrë në analizë grafike lajmet e përhapura së fundmi se Big Brother këtë vit “ka thyer çdo rekord audience televizive”.
“Sot lexova një lajm zyrtar në faqen e Top Channel, ku thuhej se shikueshmëria e këtij viti ka kaluar me dyfish vitin e kaluar. Duke qenë se jam skeptik mbi lajmet pa shifra, mendova të bëj disa verifikime.
Top Channel e shoh si një medium serioz dhe kam qenë i ftuar shumë herë në studiot e tyre. Më kënaqësi lexova lajmin, por u zhgënjeva kur verifikova shifrat.
Në kërkimet në Google dhe në YouTube, dy nga treguesit më të rëndësishëm për ndjekjen dhe vlerësimin e një programi janë në shifrat e 25% krahasuar me vitin e kaluar dhe me një tendencë në rënie.
Fatkeqësisht për Top Channel, ende nuk kanë kaluar as BBV1, kurse BBV2 e shikojnë me dylbi aktualisht.
Besoj se këto statistika janë të dobishme për Top Channel për të kuptuar realitetin. Nëse çdo lajm e bëjnë si këtë Zot na ruaj”.
Diskutime rreth kësaj post