Kryeministri Rama ka bërë një deklarim epik në komentin e radhës për Belerin, më saktë për Greqinë, gjatë një interviste nga New York-u për ABC News me gazetarin Sokol Balla.
I pyetur nga ky i fundit mbi paralajmërimin grek se mbajtja në burg e Belerit do ndikonte te qëndrimi i Athinës ndaj Shqipërisë në BE, Rama dha këtë përgjigje: “Nëse do mbetet kjo punë te Beleri, nami u bëftë e mos hyfshim kurrë në BE!”.
Ai vijoi duke thënë se “ne e kemi kryer këtë diskutim, zotëria është subjekt i organeve të drejtësisë, janë ato që do vendosin çdo ndodhë me të”- tha ai.
Diskutime rreth kësaj post