Publicisti Frrok Çupi është shprehur se dhuna e shprehur në shkatërrimet në Tiranë, janë një logjikë politike që është thirrur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe do të vijojë edhe në ditët e ardhshme deri në zgjedhje.
“Kjo është një lëvizje që mund të quhet Gjiri i Lalzit që duket është menduar e vetmja mënyrë për të mos humbur zgjedhjet dhe për të imponuar politikën në Shqipëri”, deklaroi Çupi në emisionin Top Talk.
Duke folur për vrasjen e Klodjan Rashës, Çupi tha se opozita mund ta përdorë politikisht tragjedinë por dhunë nuk ka të bëjë me përdorimin politik, por me një logjikë që kërkon t’i imponohet shoqërisë.
Diskutime rreth kësaj post