Deklaratat e ministrit të Diasporës, Pandeli Majko se pas janarit të 2019-ës nuk do të ketë më kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë vjen reagimi i deputetit të PD, Tritan Shehu.
Ndërsa publikon dy foto të Rrugës së Kombit kur u ndërtua dhe një tjetër nga protesta e kuksianëve për tarifën prej 5 eurosh, deputeti thekson se kufiri ka rënë që në 2013-ën kur qeveria drejtohej nga Sali Berisha, ndërsa mazhoranca aktuale e ka rivënë përmes tarifës.
Postimi i Tritan Shehut
Kufirin Shqiperi-Kosove e “rrezoi” Berisha e jo demagoget e sotem.
Disa gazetare prej 2-3 ditesh me kerkojne nje koment per ate cfare deklaroi Z.Majko, duke ju referuar nje “vendimi tashme te marre” nga Kryeministri per “heqjen” e kufirit Shqiperi-Kosove, duke filluar nga 1 janari, te pakten sic formulohet ne shtyp.
Nuk u nxitova ne komente sepse prita per te tjera sqarime publike ose jo keto, nga autoret e asaj “deklarate te rendesishme”, te cilat munguan krejtesisht.
Pra qartesisht ajo “deklarate” ngel vetem nje “fishekzare ne nje feste birre”, asgje me shume, qe ka per qellim veshjen e nje “kostumi nacionalist” nga Rilindja, qe keshtu vetem sa i komplikon gjerat per Kosoven, Shqiperine e Rajonin.
Ne fakt ishte Qeveria qe kryesohej nga Berisha, qe “rrezoi” kufirin Shqiperi-Kosove me ndertimin e Rruges se Kombit, duke e lidhur Kosoven me Shqiperine, Adriatikun e Perendimin.
Kjo eshte menyra e “rrezimit” te kufijeve ne epoken e integrimit europian, te cilen Rajoni po e perjeton.
Fatkeqesisht Qeveria ku se fundi ben pjese dhe Z.Majko, jo vetem qe nuk ka krijuar asnje lehtesi te vecante ne kete drejtim qe prej 2013-tes, por perkundrazi po vendos perseri “traun e ndarjes” ne ate Kufi e Rruge, kete radhe duke lene edhe Kukesin jashte.
Ato qe vleresohen e krijojne zhvillimin jane veprat e jo demagogjia.
Diskutime rreth kësaj post