Qeveria gjermane ka zbardhur fjalën e kancelares Angela Merkel, pas takimit që ka mbajtur me kryeministrin Edi Rama.
Në deklaratën e saj vlerësohet puna e bërë nga qeveria shqiptare.
“Ne sot mund të themi se se Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht gjatë viteve të fundit dhe se janë bërë reforma të rëndësishme, të cilat duhet të vazhdojë të ndërmerren. Komisioni Europian ndjek zhvillimet e vazhdueshme në Shqipëri dhe ka pranuar, gjithashtu, këtë progres në raportin e fundit të vendit. Dua të përgëzoj përzemërsisht Kryeministrin Edi Rama për këto hapa përpara”, thuhet në deklaratën e Merkel.
“Tani natyrshëm, duhet të vazhdojmë së bashku këtë rrugë në këto piketa të rëndësishme. Komisioni Evropian ka identifikuar pesë prioritetet. Kjo përfshin ndër të tjera zbatimin e vazhdueshëm të kësaj reforme gjyqësore. Por sigurisht përfshin luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë kontekst, nevojiten masa të përhershme në rendin e ditës, dhe kjo është pohuar edhe nga Komisioni Evropian”, vijon më tej ajo.
Merkel ndërkohë ka edhe një thumb për opozitën, në lidhje me përdorimin e konflikteve të brendshme politike:
“Unë besoj se ne mund të themi në përgjithësi se tashmë më e rëndësishmja është bërë. Ai qe i sheh konfliktet e politikës së brendshme, e di se duhet shumë forcë dhe kurajo për të ecur përpara në këtë rrugë. Ne do të flasim më në detaje rreth asaj se si Gjermania mund të ndihmojë për të siguruar qe perparimi ne kete rrugë te mund te zoterohet me sukses”.
Diskutime rreth kësaj post