Albin Kurti, kryeministri i Kosovës ka reaguar në lidhje me tensionet në Veri dhe përplasjen me Serbinë, ku përmes një postimi në ‘Twitter’ ka shpërndarë raportin nga Komuniteti i Helsinkit ku thekson se presidenti serb po përhap propagandë.
Kurti thekson se presidenti Aleksandër Vuçiç po përhap propagandë duke u shprehur se serbët e Kosovës janë të rrezikuar.
Postimi i plotë:
“Një raport shqetësues i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut që detajon pushtetin e së djathtës autoritare në Serbi, përhapjen e propagandës së rreme rreth rrezikimit të supozuar të serbëve në Serbi dhe diskriminimin e udhëhequr nga shteti kundër shqiptarëve etnikë në Serbi.“- shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post