Avokati Altin Goxhaj ka bërë një koment pas reagimit të Lulzim Bashës lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama se kriza më e madhe energjetike po vjen. “Jam shumë kurioz si do e intepretojë Berisha në foltore deklaratën e Ramës për Krizën (e shpikur) dhe justifikimin që i bëri Lyli i Soros që Krizë ka por Rama duhet ta menaxhojë sipas Ekspertizës së Lylit A do e trajtojë si një lojë PS-PD?”, shkruan Goxhaj duke shtuar se a do të guxojë Sali Berisha deri këtu.
Postimi i Altin Goxhajt:
“Jam shumë kurioz si do e intepretojë Berisha në foltore deklaratën e Ramës për Krizën (e shpikur) dhe justifikimin që i bëri Lyli i Soros që Krizë ka por Rama duhet ta menaxhojë sipas Ekspertizës së Lylit.
A do e trajtojë si një lojë PS-PD?
A ka lidhje me bashkëqeverisjen “e detyruar” nga “kriza” (e shpikur)?
A është kjo bashkëqeverisje rruga më e lehtë që ka Rama për vaksinimin e detyruar (sdms të fëmijëve) me ministrat e zellshëm të PD që ulërasin akuza ndaj Ramës që se ka bërë me kohë këtë?
A do guxojë Berisha deri këtu?”-shprehet Goxhaj.
Diskutime rreth kësaj post