Koordinatorja e Antikorrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të SPAK, Arben Kraja të bëra në Zërin e Amerikës në lidhje me hetimin për inceneratorët, se nuk do të ndikohej nga deklaratat politike.
Duke folur në Edicionin e Mbrëmjes në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, Shehaj është shprehur se, SPAK i ka aty dokumentet dhe Kraja nuk duhet të kujdeset për të ruajtur balancat brenda Rilindjes.
‘Partitë politike në Shqipëri dhe sidomos LSI (tani Partia e Lirisë), nuk ka bërë deklarata mes nesh, opozitës, ose liderit të opozitës së dikurshme, por ne kemi çuar vetëm prova e fakte. Publiku sheh të gjithë dokumentacionin që kemi bërë publik përditë, janë ose dokumente zyrtare, ose deklarata noteriale, kontrata apo bilance dhe nipte. Gjithë ajo skemë që nxorri zonja Kryemadhi janë bilance të aksesueshme nga kushdo, në QKB.
Nuk e di se për cilat deklarata politike flet kreu i SPAK, Arben Kraja.
Unë nuk hy tek ata njerëz që të sulmoj drejtësinë e re, por që shpresoj që të bëjë punën. Nuk hyj tek ata që pres që drejtësia të funksionojë me terezi, qetësi, mos prishë balancat e rilindjes, apo ku di unë se çfarë. Vetë Kraja e tha, se ka nën hetim 3 inceneratorët.
Dy janë sekuestruar, ndërsa inceneratori i Tiranës është më flagranti. Le të harrojmë se si u përzgjodh, si u bë kontrata, ta harrojmë Erion Veliaj, apo të tjerët. Por ajo kontratë thotë se, kjo kompani brenda 4-5 vitesh duhej të investonte 120 mln euro, para të veta, jo tonat.
Ata nuk ka një incenerator, por një landfilld, që shkarkon mbeturinat, njësoj si Sharra, por këta i kanë vënë një tapet bari.
Deri më tani janë marrë 37 milionë dollarë dhe ti harxhojmë vetëm për një tapet bari, me thënë të drejtën nuk kemi nevojë. Janë marrë 120 milionë euro nga të gjithë inceneratorët.
Kraja aty i ka faktet, dhe nëse do të kishte vështirësi të gjente fajtorin, apo problemin tek Damian Gjiknuri, Balluku aktualisht, apo Erion Veliaj në të dyja momentet, si në miratim apo zbatim e ka shumë të thjeshtë sot, pasi ato paguhen paratë.
Për inceneratorin e Fierit shumë shpejt do të nxjerrim dokumente të reja’, tha Brisida Shehaj .
Diskutime rreth kësaj post