Kryetari në detyrë i Partisë Social Demokrate, Engjëll Bejtja, foli në rubrikën “Opinion”, ka folur për kandidimin e Tom Doshit nën siglën e PSD dhe deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim.
Bejtja tha se ndaj Tom Doshit janë hedhur edhe më parë akuza, por institucionet shqiptare e kanë certifikuar. Për këtë arsye, theksoi ai, politikanët janë të detyruar të respektojnë vendimet e institucioneve të shtetit shqiptar, dhe nëse këto institucione janë difektoze, duhen rregulluar ato.
Bejtja deklaroi se nuk ka mundur të komunikojë me ambasadoren amerikane, për të kërkuar sqarime mbi deklaratat e saj drejt Doshit, por shtoi se ka diskutuar me këtë të fundit, i cili i ka thënë se çdo gjë në rregull.
“Nuk kam pasur rastin të komunikoj drejtpërdrejt me ambasadoren, për të kërkuar ndonjë sqarim plus. Patjetër që kam diskutuar me Doshin, dikur kemi diskutuar dhe për këtë pikë dhe më ka garantuar që është në rregull me gjithçka”, shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post