Deklarata e imamit, Elvis Naçi për gratë dhe tradhtinë bashkëshortore bëri bujë në media pak ditë më parë, e vetë imami u detyrua të sqarojë se gjithçka e kishte thënë në sensin pozitiv që familjet shqiptare të jenë më të forta.
Por çfarë mendimi ka bashkëshortja e tij?
Kjo e fundit i ka bërë një surprizë imamit të ftuar në emisionin “n’Kosovë show”, bashkë me vajzën. Fatma është pyetur për deklaratat e bashkëshortit dhe thotë se burri i saj në radhë të parë i drejtohet gruas së tij kur bën ato deklarata mbi familjen.
“Unë sa herë ai i thotë këto deklarata, e di që adresa e parë jam unë, edhe mundohem… Nuk mund të flas më shumë për veten”, u shpreh ajo.
Ndërhyn moderatori: Shpresojmë mos të bëhesh 150 kile se mund të kemi probleme”, ju kundërpërgjigj moderatori.
Fatma qesh
Flet imami: Edhe unë po ruhem që mos të shkoj aq
VIDEOJA E IMAMIT
Duke u ndalur konkretisht tek rastet në Shqipëri, imami deklaroi se burrat tradhtojnë pasi bashkëshortet e tyre pas lindjes e lënë veten pas dore, nuk kryejnë detyrat bashkëshortore në shtrat aq shpesh sa burrat e kërkojnë, lejojnë veten të shtojnë në peshë, etj.
“Femra duhet t’i ketë parasysh tre gjëra. Femra sot sa bën fëmijën e parë, e sheh burri një herë në muaj. A e dini pse ndodhin tradhtitë sot, pse po prishet familja? Shkoni në gjykatë pyesni, dy elementë janë: tradhtia dhe ekonomia. Ka thënë: bashkëshortja e vërtetë që e ruan familjen dhe e ka me merak po edhe që kupton, se nga njëherë edhe nuk kupton, tha që kur shikon bashkëshortin gëzohen. E para e pret me kënaqësi, me selam me buzëqeshje dhe në formën më të bukur. Nëqoftëse hyn bashkëshorti dhe ti je duke bërë gjellën dhe ashtu siç ke qenë që je ngrit prej gjumi, pret burrin, do hapi sytë tek gratë e huaja”,- deklaronte imami.
Diskutime rreth kësaj post