Një lajm tronditëse i transmetuar nga britanikja “Express” ka bërë xhiron e rrjetit.
Një gazetar amerikan i quajtur Alex Jones ka deklaruar se CIA ka në plan të vrasë Donald Trump përpara se ai të marrë detyrën në 20 janar.
“CIA është e dëshpëruar për të ezekutuar Trumpin para 20 janarit”, deklaron ai.
Jones thotë se “lidhjet e Trump me Rusinë janë shkaku prej të cilit CIA kërkon eleminimin e presidentit të ri”.
“Trump kërkon të rrëzojë sistemin aktual dhe CIA nuk e pëlqen këtë. Ata e konsiderojnë një kërcënim Trumpin dhe duan ta heqin qafe”, thotë Jones.
Por deklarata e tij duhet parë paksa me skepticizëm, pasi Jones njihet për teoritë konspirative, që për fatin e tij të keq nuk janë vërtetuar kurrë.
Ai pretendon se Bin Laden është ende gjallë dhe se 11 shtatori ishte një “inside job”, organizuar nga qeveria amerikane.
Diskutime rreth kësaj post