Kryeministri Rama ia ka dalë që vëmendjen nga cështje të tjera me rëndësi, ta kalojë tek mbyllja e basteve dhe paketa antishpifje.
Mbrëmjen e sotme i ftuar në “Open”, Arjan Çani tha troç se me paketën anti-shpifje Edi Rama po përgatit fundin e vet politik.
Ai u shpreh:
Edi Rama është duke kontribuar për një proces që do të fundoset edhe vetë. Edi Rama do ulë numrin e kundërshtarëve të tij [i referohet mediave online] por do humbasë edhe portalet e veta”.
Teksa shprehu mendimin se jemi në politikë spektakli dhe shumë shpejt do shkojmë në politikën e gjykatave, ai kujtoi edhe se si variojnë në Francë gjobat në një paketë të ngjashme me atë që propozon kryeministri.
Do bëhemi republike juridike, që do të thotë se do humbasim shijen e debateve politike. Ne do kemi frikë t’i flasim lirshëm popullit, pasi do na hedhin në gjyq. Në Francë gjobat variojnë nga 3 mijë deri në 30 mijë euro” – tha Cani.
Diskutime rreth kësaj post