Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një qëndrimit të komisinerit Oliver Varhelyi, i cili ka mirëpritur propozimin për zgjerim të BE me vendet kandidate në 2030.
Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se “Komisioneri ynë nuk e zhgënjeu kurrë rajonin tonë, veçanërisht në kohë të vështira”.
“Duhet pranuar se pas fjalimit të papritur të Presidentit Michel në Forumin Strategjik të Bled, autobusi i ngadaltë i BE-së po bëhet një vend interesant për të qëndruar edhe pa një vend të lirë – pa dyshim që pasagjerët e Ballkanit Perëdimor mund të durojnë më mirë kohëzgjatjen e gjatë të udhëtimit ndërsa ndjekin një bisedë me zë të lartë mes djemve të ulur. Le të dëgjojmë se çfarë ka më pas”, shkruan Rama.
Ndërkohë komisioneri Varhelyi shkruan se Komisioni Evropian ka qenë gjithmonë i gatshëm të bëjë çdo propozim që do të na çonte drejt Zgjerimit të vitit 2030.
“E mirëpres që Këshilli dëshiron të angazhohet më në fund dhe të bëjë një hap të madh për të realizuar Zgjerimin. Komisioni Evropian ka qenë gjithmonë i gatshëm të bëjë çdo propozim që do të na çonte drejt Zgjerimit të vitit 2030”, shkruan komisioneri.
Diskutime rreth kësaj post