Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kryetari i grupit të LSI-së, Luan Rama prej disa kohësh kanë fillua replika në distancë me njëri-tjetrin.
Në cilësinë e kryetarit të partisë Socialiste të Tiranës, Tahiri reagoi ditën e sotme në lidhje me vendimin e LSI-së se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen në Kavajë me datën 7 maj.
Tahiri tha se nuk ishte dakord me vendimin e LSI-së, duke shtuar se kjo e fundit ‘po i shkel syrin PD-së.’
Por, i menjëhershme ka qenë reagimi i Luan Ramës, ku ka thënë se nuk i merr seriozisht deklaratat e tij, pasi sipas tij, ka qenë po ai që si ministër i Brendshëm, është shprehur se nuk është e nevojshme angazhimi i ushtrisë, transmeton Express.
Ndërsa, kujtoi se ditën e djeshme qeveria miratoi planin strategjik kundër drogës në Shqipëri, ku si pjesë të partneritet për të luftuar këtë fenomen është përfshirë edhe ushtria.
“Po ti referohemi Saimirit edhe para 6 muajsh tha se nuk është e nevojshme përfshirja e ushtrisë në luftën kundër kanabisit por qeveria mori një vendim për ta angazhuar atë kundër drogës.”, -tha Luan Rama.
Shpërthen Saimir Tahiri: LSI po na sulmon duke i shkelur syrin PD-së
Diskutime rreth kësaj post