Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama mbi një bashkim të mundshëm të Kosovës me Shqipërinë, nëse do të venitej perspektiva e integrimit në Bashkimin Europian, duket se ka reaguar Komisioni Europian, përmes zëdhënëses Maja Koçijançiç.
Sipas vlerësimeve të saj, gjëja më e rëndësishme në këtë moment është që të ruhen marrëdhëniet e mira fqinjësore mes vendeve të Ballkanit.
Gjithashtu, bashkëpunimi mes tyre duhet të jetë i barabartë, siç theksojnë mediet kosovare.
“Siç është konfirmuar së fundmi nga Këshilli Europian, rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një perspektivë të qartë europiane, e për të arritur këtë qëllim ne bashkëpunojmë me të gjithë partnerët në rajon, pa u larguar nga parimi i pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”, ka thënë Koçijançiç.
Diskutime rreth kësaj post