Avokati Spartak Ngjela tha se shqiptarizmi dje korri një fitore të madhe në Kosovë. Ai shprehet se Kurti dhe Osmani janë pasardhësit e mëdhenj të doktrinës kastriotiane. Sipas Ngjelës Albin Kurti, kryeministër, i ka trembur kryeministrat e korruptuar të Tiranës.
Ngjela shkruan:
Personaliteti i dy politikanëve shqiptarë të spikatur në moralitet, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, si dhe aftësia e tyre politike, e mundi përfundimisht reaksionin e Beogradit në Prishtinë.
Me disa ministra në qeverinë Kurti, pa kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit, asgjë nuk bën dot Beogradi.
Shqiptarizmi dje korri një fitore të madhe në Kosovë.
Kurti dhe Osmani janë pasardhësit e mëdhenj të doktrinës kastriotiane.
Koha e 1Arbërisë së re, pas njëqind vjetësh, po troket realisht në derën e shqiptarëve.
l.
Albin Kurti duhet menjëherë të fillojë reformën antikorrupsion. Korrupsioni i Prishtinës sot është me Beogradin. Kurse politika amerikane duhet të implementojë në Kosovë legjislacionin antikorrupsion si në Tiranë.
Albin Kurti, kryeministër, i ka trembur kryeministrat e korruptuar të Tiranës. Ndërsa Rama mendon ta marrë vetë në dorë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Domethënë, po i var ujkut mëlçitë në qafë. Në aktin e tij normativ, nuk e ka vendosur shpronësimin e korrupsionit. Dhe kuptohet pse, kërkon të shpëtojë klientelën e vet të mafies së ndërtimit.
ll.
Këto duhet të jenë prioritet e qeverisë Kurti:
Neutralizimi i njerëzve të Beogradit në Prishtinë;
Kooperimi për investimet amerikane në Kosovë dhe në Shqipëri;
Mosbesimi ndaj qeverisë Rama në Tiranë si qeveri që luan kundër interesit kombëtar, deri në rrëzimin e Edi Ramës;
Krijimi i doktrinës politike dhe juridike për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën;
Krijimi i doktrinës politike dhe juridike me shtetin e Maqedonisë së Veriut, për të fituar statusin shtetformues të shqiptarëve në atë shtet;
Krijimi i doktrinës politike dhe juridike për të drejtat e shqiptarëve në Malin e Zi, dhe në të gjitha trevat ku banojnë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor.
Diskutime rreth kësaj post