Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar gabim hyrjen e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit.
“Opozita është në ditën më kritike të saj. Se e fillon jetën këtë vit parlamentar me humbjet e treta në zgjedhje. Është hera e parë në historinë e pluralizmit, me 60 mijë vota më pak se në 2013, në kushte kur përqendrimet e deritanishme që u mor me veten e saj, nëse opozita nuk gjen forma modalitete veprimtarish aktivitetesh, Rama në zgjedhjet e radhës do dyfishojë masakrën zgjedhore sepse opozita duhej të penalizonte shumë më tepër Ramën për atë që e quan masakrën zgjedhore se ajo që ndodhi në mënyrë që ndërkombëtarët të thonin ato që thanë, por të shtonin e këto zgjedhje si në 2001 nuk shprehin vullnetin e shqiptarëve.
Opozita kishte përgjegjësitë e veta në zgjedhje, por në 30 vite nuk më ka shkruar asnjëherë të bojkotoj zgjedhjet. Por kur doli një milion të dhënat personale të kisha qenë kryetar partie jo në rrethanat e djegies së mandateve në ato zgjedhje nuk merrja pjesë”, tha Berisha për Euro News Albania.
Diskutime rreth kësaj post