Egoja e politikës ka hyrë edhe te personat që nuk kane pasur lidhje me politiken. Marinela Hysa e Love Story-t ndër të tjera paska dëshirë edhe të bëhet deputete dhe për këtë ka një thirrje të veçantë drejtuar kryeministrit shqiptar Z.Rama.
Marinela: Unë i bëj thirrje Edi Ramës të bëjë një bashkëbisedim me mua, unë dua të flas me Edi Ramën dhe t’i tregoj shqetësimet e popullit.
Unë kam shqetësime sesi do të bëhem dikushi sepse të gjithë të rinjtë kanë frikë për jetën e tyre. Unë dua t’i tregoj të gjitha problemet që kam hasur këto 10 vite.
Ëndrra ime që e vogël ka qenë se dua të bëhem deputete, por unë nuk e arrita dot këtë sepse punova për t’i bërë shtëpi familjes dhe u detyrova të fitoja lekë dhe e lashë shkollën mbrapa.
Po vazhdoj një master shkencor që të bëhem dikushi dhe pa bërë shkollën ekzakte unë nuk mund të kërkoj një vend pune.
Diskutime rreth kësaj post