Deklarata e papritur e Lefter Maliqit ‘live’ në emisionm zbulon dy deputetët e njohur që nuk do të marrin mandate në zgjedhjet e ardhshme
Deputeti Lefter Maliqi u shpreh se Rudina Hajdari dhe Murrizi nuk do të marrin mandate në zgjedhjet e ardhshme. Por edhe për veten, Maliqi u shpreh se nëse do të krijonte tani një parti të re nuk do të fitonte votat e mjaftueshme për një mandat deputeti.
“Jam midis të dyve. Do zgjedh në momentin që do vijnë ndryshimet kushtetuese dhe në momentin që do të shihen koalicionet. Unë nga të dy kam kontakte. Dhe nëse nuk më zgjedhin, të jeni të bindur që në Parlamentin për një ditë në parlamentin e ardhshëm. Karriera ime politike besoj se do përfundoj në moshën 65 vjeç. Pavarësisht se mund të ndihem i zhgënjyer nga kjo politikë, por unë do të vazhdoj karrierën deri në fund. Do të jem deputet. Unë do të mbetem ky Lefter Maliq. Do të jem tek koalicioni PD-LSI. Partitë të reja, kur nuk mori për shkak të këtij sistemi, Bamir Topi, Ben Blushi nuk mund të marrin deputetët që kanë kontribuar pak në qarqet e tyre. Produkti i Ramës, janë partitë e vogla. I shërbejnë Rilindjes indirekt. Është e pamundur që të marrin mandat deputeti. Edhe unë i pavarur nuk mund të marrë 10 mijë vota”, tha Maliqi për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post