Analisti Frrok Çupi tha se kjo po ndodh me ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vërteton pjesa më e madhe e kancelarive të Evropës po tregojnë se nuk janë me Kosovën.
Çupi e konsideroi situatën aktuale të Kosovës në momentin më kritik pas vitit të luftës, 1999. Ai tha se tashmë ka ardhur një moment kritik kur kancelaritë “globaliste të Evropës” nuk janë me Kosovën. Sipas Çupit në Hagë është vetë Kosova dhe jo katër apo njëzetë vetë dhe se përballë “globalistët e perëndimit” kanë një plan “jo të mirë për Kosovën”.
“S’janë as Vuçiçi, as Rama, as Basha e as Berisha ata që e kanë dërguar çështjen në këtë pikë ku çlirimtarët e Kosovës janë thirrur në Hagë […] në dy rastet e thirrjes në Gjykatë, ishin raste delikate mes dy anëve të Perëndimit, fillimisht ishte momenti kur Hashim Thaçi po shkonte në Uashington për marrëveshjen dhe hera e dytë më 5 nëntor kur në Amerikë as nuk ishte zgjedhur dhe as nuk dihej [se kush ishte Presidenti]… duhet ta shohim pasi me sa duket një pjesë e madhe e kancelarive globaliste të Evropës nuk janë me Kosovën”, analizoi Çupi duke nënkuptuar se zhvillimet e fundit në Kosovë vijnë si rrjedhojë e përplasjes së influencave gjeopolitike.
Çupi komentoi edhe sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me pretendimet se ai, në kohën kur bashkëpunonte me misionin e OKB-së për Kosovën (UNMIK), ka ndikuar në mos-hetimin e masakrës së Krushës.
Çupi u shpreh se këto lëvizje përgjithësisht bëhen për arsye elektorale.
“Ka dy arsye pse bëhet ky debat, e para, sepse Kosova përbën thelb patriotik, është një kut për të fituar politikisht në Shqipëri. Mendohet se me Kosovën mund të vilen vota. E dyta, është se me këtë rast, intuita politike po bën të mendohet se në hetimet e Hagës mund të përfshihet edhe Shqipëria”, tha Frrok Çupi.
Diskutime rreth kësaj post