Ilir Alimehmeti, mjek epidemiolog klinik, dhe lektor në fakultetin e mjekësisë ishte në një intervistë me skype me studion e RTV Ora me gazetaren Beti Njuma ku bëri një paralelizëm të situatës epidemiologjike në Itali dhe asaj në Shqipëri. Gjithashtu tërhoqi vëmendjen dhe sa i takon përdorimit të dorashkave dhe maskave nga njerëzit e zakonshëm nëpër rrugë, edhe pse Organizata Botërore e Shëndetësisë vijon të bëjë apel të mos përdoren.
“Skema e investigimit epidemiologjik në Shqipëri është e ngjashme me Italinë. Pra shkon në bazë të një investigimi epidemiologjik të mëparshëm me tentativë për të ngushtuar numrin e rasteve. Pra për të mos shkuar tek bërja e tamponit kujtdo, por vetëm të atyre me rrisk të lartë, pra që kanë pasur kontakte apo kanë ardhur nga zona epidemike. Kjo ka bërë që nga 605 tampone të kapen 55 raste, që është 9 % dhe tregon një punë të mirë epidemiologjike për rastet në fjalë.”
A është e përhapur dhe në rrethet e tjera?
“Potencialisht mund të jetë e përhapur në rrethet e tjera, nuk ka asnjë dyshim. Dhe nëse kemi dyshime nga rastet, kemi siguri nga masat që janë marrë nga qeveria dhe që janë shtrirë në nivel të shtetit, prandaj rrisku është për cdo qytet” tha mjeku Alimehmeti per RTV Ora.
Sa është numri?
“Numri i saktë do të vendoset fatkeqësisht në një moment të dytë, kur epidemia të ketë kaluar përmes provave serologjike, për të parë antikorpat, sa persona kanë zhvilluar dhe ku i kanë zhvilluar, por duhet të themi që shumica dërrmuese simptomatika është aq e lehtë ose inekzistente sa ata vetë nuk e dinë që janë të infektuar, jo më të ketë një dyshim epidemiologjik mbi të.”
Çfarë mund të mësojmë nga ekpserienca italiane?
“Ne u nisëm më të avantazhuar në lojë se u goditëm më vonë dhe patëm kohë të shohim shtetet e tjera. Të shohim Kinën, Korenë e Jugut dhe Italinë.”
Pse jemi ndryshe nga Italia?
Mjeku Alimehmeti per RTV Ora: “E para: Jemi popullatë më e re në krahasim me Europën, dhe Italia shquhet nga një popullatë më të vjetër në moshë. COVID godet të moshuarit.
E dyta: Në Itali nisi me 2-3 vatra fillestare dhe u shtri në 11 vatra. Italia veproi 8 ditë vonesë në krahasim me Kinën dhe 10 ditë vonesë në krahasim me Korenë e Jugut sa i takon bllokimit total të lëvizjes dhe karantinimit absolut.
Duke marrë parasysh që çdo dy ditë 2.4 fishohet numri i personave me CIVID- 19 atëherë coi në disafishim të rasteve brenda një kohe shumë të shkurtër.
Masat drastike që të gjithë neve na peshojnë kanë bërë që ne të ecim me hap shumë më të shpejtë. Në epidemitë funksionon një shprehje nëse mendon se përpara, je të paktën dy hapa prapa. Duhet të jesh gjithmonë përpara shpërthimit të epidemisë.
Shumica dërrmuese e vdekjeve ka ndodhur në 65 vjec e lartë, ndërkohë popullata jonë ka një % më të ulët të kësaj moshe.
Mosha 60-69 vjec ka rreth 11% e popullatës, dhe 70 vjec e lart është 10% e popullatës . Në Itali grupmosha mbi 60 vjeç është 50 % e popullatës, pra diferenca është shumë e madhe.
Italia aktualisht që ne flasim ka një CFR prej 6.8%, e kanë në rastet më të rënda. Franca 2.03%. Shqipëria mendohet se do të ketë një vdekshmëri të vërtetë më pak se 0.9% të paktën në bazë të përllogaritjeve fillestare.”
Përgjigjja për frikën e panikun?
“Paniku duhet shmangur në cdo lloj situate. Frika e paniku mund të shkaktojnë një dëm të dytë në kuadër social, ekonomik dhe jo detyrimisht në kuadrin e shëndetësisë.
Kemi mjaftueshëm masa të këshilluara nga OBSH, dhe nëse sheh nëpër rrugë këto masa nuk respektohen. Veshja e dorezave është qartësisht shenjë e panikut, dhe rekomandohet të mos bëhet. Veshja e dorezave nëpër rrugë, e dyqane është e pakëshilluar. Nuk është e këshillueshme vendosja e maskave nga njerëz të zakonshëm. Kjo do të bëjë të ekspozohen dhe shumë njerëz të tjerë ndaj cfarëdolloj agjenti që ndodhet në këto maska” – përfundoi ai.
Diskutime rreth kësaj post