Gazetari Artan Hoxha tha për Abc Neës se për fat të keq në mungesë të ndihmës nga qeveria bizneset e mëdha do jenë të detyruara të ulin kokën para krimit dhe të kërkojnë para.
Por, kjo sipas Artan Hoxhës, do bëjë që më vonë, do të jenë elementë të botës së krimit që do i marrin biznesin.
“Për fat të keq bizneset e mëdha janë të detyruara të ulin kokën para krimit, në mungesë të ndihmës nga qeveria.
Por, problemi është se ata mbrapa të marrin biznesin. Në ndërtim janë investime direkte nga trafiku ndërkombëtar i kokainës. Nëse SPAK do shkonte atje do zbulonte se tek ky projekt është një kompani e madhe por del një njeri që është bërë papritur biznesmen dhe që është aty garant i injktimit të parave të krimit.” – tha Artan Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post