Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka komentuar një deklaratë të bërë një ditë më parë nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, në lidhje me statusin e institucionit që ajo drejton pak javë më parë, ku thuhej se kishin nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores amerikane Yuri Kim.
Në një deklaratë nga selia blu, Garo shprehet se sa herë lodhet nga arsyetimet ajo i kthehet frazës së dashur të Rilindjes që fajin e paska Saliu.
Ajo shton se Xhaçka u urdhërua nga Rama për të kërcënuar ambasadoren ndërsa shton se në këtë çështje nuk ka gisht Sali Berisha.
“Ne keto ka gisht Sali Berisha, por jo tek statusi i ministres se jashtme qe ishte fundi i kronikes se nje dashurie te paralajmëruar”, thotë Floriana Garo.
Deklarata e Floriana Garos:
“Ndrikull Olta e investimeve strategjike ne punet e brendshme dhe Miss Xhaçka e puneve te jashtme jane bere bashke dje ne nje konference per shtyp, qe ne formulim i ngjante Bukres se Portokallise.
E pyetur mbi ‘shkarkimin’ online qe i beri Ministria e saj Ambasadores Amerikane, deri dje kanakare darkash te qeverise me te korruptuar te Europes, Xhacka luajti budallain qe mendonte te bente budalla median dhe publikun.
Ajo here thoshte se ashtu e do puna, here se nuk eshte puna ashtu apo se nuk eshte puna aty.
Kur lodhej nga arsyetimet pa arsye i kthehej frazes se dashur te Rilindjes: fajin e ka Saliu.
Olta nuk do e kishte ‘shkarkuar’ Yurin, por e beri nga frika se mos kryetari i opozites e bente para shefit te saj.
Pra ishte perpjekje per ta shpetuar nga turperimi dhe eshte me mire kur te turperon i joti.
E urdheruar nga Rama per te diskredituar dhe kercenuar ambasadoren, ministrja strategjike i gjen nje rol protagonisti Berishes ne gjellen e nje dashurie te ftohur ne te cilen kryetari i PD te vetmin protagonizem ka denoncimin qe heret te saj, si nje akt kunder interesit publik.
Renia nga sevdaja e Rames me Kim dhe Kimit me shpuren e Rames, nuk eshte problem i Berishes dhe opozites, por vetem parashikim i tyre.
Ashtu si denoncimi i kahershem per avione droge qe socialistet i quanin mushkonja dhe ambasadoret i jipnin flete lavdrimi qeverise per sukseset ne luften kunder droges , edhe evidentimi i dhe denoncimi i korrupsionit te natyrave te ndryshme mes qeverise dhe guvernatores nga Berisha e prodhoi krismen e vet ne kohe. Ne veçanti denoncimi i perdorimit me sukses te ketij korrupsioni per te mashtruar qeverine e saj dhe ndeshkuar luften kunder korrupsioni ne Shqiperi dhe ndihmuar qeverine me te korruptuar te kontinentit.
Ne keto ka gisht Sali Berisha, por jo tek statusi i ministres se jashtme qe ishte fundi i kronikes se nje dashurie te paralajmeruar”, shprehet ajo.
Diskutime rreth kësaj post