Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ditë më parë deklaroi se projekt i “Serbia e Madhe” dështoi dhe se edhe ideja e “Shqipërisë së Madhe” nuk është aspak e mundshme. ”Ne po jetojmë në një rajon të ndërlikuar. Nuk ka vend ‘të pastër etnikisht’ në Ballkan. Është çmenduri e plotë të flasim për projekte ekspansioniste në këtë aspekt,” është shprehur ai për Al hram. Por kundër kësaj deklarate ka reaguar me një prononcim në INA veprimtari i njohur që jeton në SHBA, regjisori Ramazan Hajdini duke drejtuar kritika në adresë të presidentit Meta. “Ky është presidenti i Shqipërisë së cunguar!
Nga mendja i cunguar! Por nga xhepat i fryrë! Mjerë populli shqiptar kush e udhëheq! O Ilir Meta, Kurrë ska pas një elaborat për Shqipëri të Madhe! Sikur ai i Serbisë së Madhe që ti Rama, Batoni e Thaçi etj…jeni vu në shërbim! Por fatkeqësisht ju dështoi?
Por, populli shqiptar ka të drejtë të bashkohet në një shtet kombëtar që nuk merr territore nga asnjëri shtet, sepse ai jeton në tokat e veta antike. Mos harro se atë e thotë edhe Kushtetuta që ti “duhet ti shërbejsh”. – E po, Zoti e kish thanë më gojë të vet,se Shqipëria Etnike do bëhet për inat të politikanëve shqiptarë!”, ka shkruar Hajdini, që është anëtar i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane që drejtohet nga Joe DioGuardi. (INA)
Diskutime rreth kësaj post