Ditën e sotme, Partia Demokratike Dega Vau Dejës, ka denoncuar para opinionit publik, veprimin e ulët dhe aspak të moralshëm të Administratës së Bashkisë Vau Dejës, ku është abuzuar me punonjësit e Bashkisë Vau Dejës, që nuk kursen as familjet më në nevojë shtresën që kërkon më shumë përkujdesje, familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.
Sipas Ndrecës, janë me dhjetëra, denoncime që vijnë çdo ditë pranë degës së Partisë Demokratike në Vau Dejës, të cilat vërtetojnë këtë sjellje flagrante të Administratorëve të Ndihmës Ekonomike, të cilët po heqin nga lista familje me minimumin jetik. Më dhjetëra familje janë hequr vetëm gjatë muajve të fundit, ndërkohë që ajo që e bën me të rëndë këtë abuzim, është zëvendësimi me dhjetëra të tjera pa plotësuar as dhe një kriter të vetëm Varfëria nuk ka ngjyrë e as parti, por kjo nuk merret për baze nga administrata e sotme e Bashkisë Vau Dejës. Në shkelje flagrante të ligjit, pa asnjë kriter këto familje nuk do të marrin as atë lëmoshë që i jep shteti dhe përballë varfërisë së tejskajshme përballen edhe më këtë diskriminim që i bëhet atyre. Përfitues selektiv, të cilët sa vijnë e shtohen kur çdo ditë e më tepër i afrohemi fushatës elektorale, para të cilat do të përdoren për të blere votat e familjeve në varfëri të tejskajshme, po aq me keq kur në këto lista ka me dhjetëra raste të përfituesve që as nuk jetojnë në territorin e Bashkisë Vau Dejës, por janë emigrantë në shtete të ndryshme të Europës. Ftojmë organet e Drejtësisë, Kontrollin e Lartë të Shtetit, të nisë sa më parë hetimet për të zbardhur këtë vjedhje të hapur dhe abuzim me fondet e ndihmës ekonomike të cilat që sot kanë nisur të përdoren për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 14 Majit. Partia Demokratike Dega Vau Dejës, do të denoncojë me forcë çdo abuzim që behet në kurriz të banorëve të bashkisë Vau Dejës, ndërkohë që ftojmë administratën të heq dorë nga këto skema mashtrimi dhe abuzimi në dëm të familjeve në vështirësi ekonomike”, është shprehur Ndreca.
Diskutime rreth kësaj post