Politologu Afrim Krasniqi ka bërë dje një deklaratë të fortë, teksa është shprehur se ka deputetë me pasuri 14 milionë euro pa punuar një ditë.
Ai thotë se nëse do kontrolloheshin pasuritë e politikanëve do të shiheshin skema të pastra të pasrtimit të pavave.
‘’Imagjinoni të kontrollojmë pasurinë e politikanëve. Unë po shoh këto ditë deklarimet e pasurisë së deputetëve. I besoj shumë deklaratës që Inspektoratit të Lartë nëse do t’i përballet ku pasuri do të kontrollohet për herë të parë pa short.
Unë kam kontrolluar 4 deklarata dhe e kam lënë. Njëri kish 13 mln euro dhe tjetri 14 mln euro dhe nuk kishte punuar tërë jetën dhe shkon i kërkon qytetarit nëse ka paguar dritat në periferi, ne i kemi në Parlament. Kërkojua që të japim burimet e pasurive dhe shihni se si bëhet pastrimi. Këto janë reformat e mëdha”, u shpreh Krasniqi në studion e Ilva Tares.
Diskutime rreth kësaj post